Tomas Myleri “vdes” për trajnerin Gerland dhe idhullin e tij, Elber!

Kur ishte i vogël, padyshim ishte tifoz me Bajernin, dhe sidomos me njërin nga futbollistët e tij. Tomas Myler “vdiste” për sulmuesin brazilian, Zhiovane Elber (Giovane Elber), i pëlqente stili i tij, mënyra sesi shënonte golat, por edhe sesi festonte. Këtë gjë ai e rrëfeu në një takim me 30 fëmijë të një “Klubi të Fëmijëve”, pra që ishin aq fëmijë sa janë vitet që ai ka mbi supe.

I pyetur për trajnerin e tij të preferuar, Myleri 30-vjeçar i habiti të gjithë me emrin që zgjodhi, ndonëse u desh të mendohej ca. “Kam pasur shumë trajnerë në karrierë, por më shumë jam kënaqur dhe kemi bërë shaka me Herman Gerlandin (ndihmës tek Bajerni), ai ishte një trajner shumë i vendosur amator në fillimet e karrierës sime, ne kemi qenë 10 vjet bashkë, jemi kënaqur shumë, përshtatemi mjaft dhe kemi festuar shumë suksese së bashku”.

Në moshën 30-vjeçare, Myleri beson se mund të luajë deri në 35, ndonëse kontrata aktuale me Bajernin shkon deri në 2021. Sulmuesi bavarez nuk bën plane për të ardhmen, ndonëse i ka disa, ndërsa nga shokët e skuadrës veçon Niklas Zylen apo Manuel Nojerin, por padyshim dy prej atyre që janë larguar si Bastian Shvajnshtajger dhe Filip Lahm.

Sfidanti.al