Incident me fund të lumtur për Zidane, me një….selfie

‘Sa zbriti nga makina e njoha dhe I thashë se do të doja ta njihja në rrethana të tjera, por edhe kështu është OK-kështu u shpreh Ignacio Fernandez pas një incidenti me makinën e tij me të cilën u përplas ajo e trajnerit të Realit të Madridit, Zinedine Zidane, një ngjarje të cilën ai e tregoi për ‘La Voz de Galicia’ duke e vijuar rrëfimin e tij-kur pashë që ishte Zidane, u qetësova, të paktën e dija që me siguri do të më paguante dëmet’

Dhe në fakt të dy protagonistët ranë dakord për të shkëmbyer më vonë të dhënat për të evituar kuriozët e shumtë.

‘I dhashë numrin tim të telefonit, por ashtu sic e imagjinoja ai nuk më dha numrin e tij-vijon tregimin e tij Fernandez që përpara se të ngjitej në makinë, donte një provë të asaj që ndodhi-I kërkova nëse mund të bënte një foto selfie me mua sepse njerëzit nuk do ta besonin që më përplasi Zidane. Ai u tregua I sjellshëm dhe pranoi. Hoqi kapelen dhe bëmë një foto. I thashë edhe se po të donte mund të bënim sikur nuk ndodhi gjë, mund të shkëmbenim makinat dhe ishim në rregull(makina e Zidane vlen rreth 70 mijë Euro).

Në fund të ditës erdhi dhe telefonata e falenderimit nga ana e përfaqësuesit të Zidane: ‘Më tha se Zidane I ishte mirënjohës. E kishte me ngut se kishte seancë stërvitore dhe se ishte I kënaqur që nuk e mbajta shumë për të kërkuar autografë, fanela e bileta-tregon Fernandez-dhe unë që I thashë se futbolli nuk më interesonte shumë’.

Sfidanti.al