Juventus, dëgjoje pak Guardiolën: Nëse nuk mund Real Madrid, mund të më shkarkojnë

‘Nëse nuk do të mundim Realin e Madridit atëherë presidenti do të vijë e do të më thotë: Nuk mjafton, duam Championsin e do të më shkarkojë dhe unë di të them: OK faleminderit ishte një kënaqësi-janë këto fjalët e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola që nxisin fantazinë e tifozerisë së Juventusit, duke qenë se orët e fundit emri I klubit bardhezi u lidh sërish me atë të 49 vjecarit I cili nuk ngurroi të bëjë një provokim duke dhënë një tjetër mesazh: Po u japim mesazhin e gabuar brezave të rinj me idenë se kanë vlerë vetëm trofetë’

‘Njerëzit besojnë se nëse je Guardiola duhet që të fitosh domosdoshmërisht të gjithë titujt e mundshëm-vijoi Guardiola në intervistën e tij të dhënë për Soccer Saturday-nëse nuk e fiton Ligën e Kampioneve, sezoni është I dështuar dhe nëse e fiton është një sukses. Përse duhet bërë ky arsyetim? Të fitosh është shumë e vështirë sidomos Liga e Kampioneve. Nëse do të ishte vërtet kështu atëherë në mbi 100 vjet histori, Manchester City do të kishte njihur 100 sezone të dështuara dhe nuk është kështu. Ne duam të japim maksimumun, por nuk mund të kesh garancinë se cdo vit do t’I fitosh titujt në vend, ashtu sikurse nuk mund të jesh I sigurt për suksesin e Ligës së Kampioneve. Do të doja ta jepja këtë garanci, por nuk jami I zoti mjaftueshëm’

Trajneri I Citizens që fiton rreth 23 milionë Euro në sezon ia heq vetes etiketën e trajnerit më të mirë në botë.

‘Nuk jam ndjerë kurrë trajneri më I mirë në botë, as te Barcelona ku fitova 6 tituj radhazi dhe një triplet-shtoi Guardiola-kam fituar sepse kam pasur gjithnjë në dispozicion futbollistë të jashtëzakonshëm. Ka trajnerë të mëdhenj që nuk I kanë këta lojtarë dhe nuk punojnë në klube të mëdha. Unë jam trajner I mirë, por jo më I miri. Më jepni një skuadër që nuk është Manchester City dhe nuk do të fitoj’

Sfidanti.al