Coronavirus ndan vecmas Odion Ighalon nga pjesa tjetër e skuadër. Sulmuesi nigerian që u bashkua me Djajtë e Kuq pas një aventure në Kinë me Shanghai Shenhua, u izolua nga drejtuesit e klubit anglez si masë sigurie për coronavirusin dhe nuk udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës në Marbella të Spanjës për të zhvilluar përgatitjet dimërore.
Kështu që Ighalos iu desh të qëndronte në Manchester për t’u stërvitur I vetëm në një palestër teakëondoje. Sulmuesi do të qëndrojë jashtë skuadrës së tij të re për 14 ditë, që është edhe koha e inkubacionit të virusit dhe 11 nga këto ditë kanë kaluar.
Një arsye tjetër se përse Manchester United nuk e mori me vete Ighalon në Spanjë, ishte frika se ai nuk do të lejohej të hynte në Britaninë e Madhe kështu që Djajtë e Kuq vendosën që të mos rrezikonin. Gjithsesi Ighalo pritet të bashkohet me pjesën e tjetër të skuadrës, pasi të ketë mbyllur periudhën e izolimit dhe mund të grumbullohet për ndeshjen e 17 shkurtit me Chelsean
Sfidanti.al