Nuk e bëjnë disa nga emrat kryesorë, ndërsa fjala është për të vegjlit që hyjnë në fushë në fillim të ndeshjeve, të veshur me uniformat e ekipeve që do të luajnë. Gazeta “Telegraf” e Londrës zbulon se mjaft klube kërkojnë shuma të majme parash nga familjet e fëmijëve, që ata të lejohen të dalin në fushë dorë për dore me yjet e Premier Ligës. “Telegrafi” boton edhe listën me çmimin e vendosur, ku spikasin Aston Vila (500 paundë), Leisteri (355), Noruiçi (500), Shefild Junajtidi (36), Uest Hemi (700), Evertoni (599) apo Uolvesi (450).
Për fat, emrat kryesorë të Premier Ligës nuk e praktikojnë këtë biznes që bie era turp. Arsenali, Liverpuli, Çelsi, Man. Siti e Man. Junajtidi apo Njukasëlli veprojnë ndryshe dhe zgjedhin fëmijë të familjeve të anëtarëve të klubit, në bazë të një shorti. Gazeta “Telegraf” shkruan se veprimi i klubeve të mësipërm, që kërkojnë para për fëmijët, bën që familjet më në nevojë të mos kenë mundësi të paguajnë dhe të kënaqin fëmijët e tyre.
Sfidanti.al