Një arbitër futbolli dënohet me përjashtim nga fushat e lojës dhe shkak është bërë gjesti I goditjes me kokë ndaj një futbollisti në përfundim të një ndeshjeje të kategorisë së dytë. Gjithcka ndodhi në fillim të muajit shkurt në Mogliano të Maceratës në fund të sfidës mes Borgo Mogliano-Montottone e mbyllur me rezultatin 3-1.
Pas daljes nga dhomat e zhveshjes, arbitri goditi me kokë portierin e Borgo Moglianos, që u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes dhe kjo është hera e parë në Itali që një arbitër dënohet me përjashtim nga fushat e lojës.
Vendimi u mor pas disa verifikimeve të kryera nga karabinierët pas të dhënave të marra nga Prokuroria e Maceratës. Arbitri u dënua me përjashtim nga fushat e lojës pës 1 vit për sjellje që bien në kundërshtim me principet antidhunë në kompeticionet sportivë dhe të profesionit të arbitrit.
Por edhe portieri I goditur nga arbitri e pësoi, pasi Gjykatësi Sportiv e dënoi me 2 vjet skualifikim. Portieri e priti arbitrin të dalë nga dhomat e zhveshjes për t’I kërkuar shpjegime për kartonin e kuq të marrë.
Sfidanti.al