Christian Panucci nuk e mbylli aspak mirë aventurën e tij me kombëtaren shqiptare. U shkarkua pas humbjes së kuqezinjve me Turqinë në sfidën e parë eliminatore të Euro 2020, ndërkohë që më herët dështoi me skuadrën tonë përfaqësuese në Nations League. Në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport, panucci foli për këtë aventurë të tij me skuadrën e Shqipërisë duke e përkufizuar si një gjysmëvetëvrasje.
‘Kur erdha te Kombëtarja shqiptare, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues të Botërorit 2018-tha Panucci-në fund u renditëm në vendin e tretë. Shqipëria është një vend I komplikuar. Nëse pas 2016 kishte një pankinë të vështirë në Evropë, ishte pikërisht ajo e Shqipërisë; vinte pas Evropianit ku mori pjesë për herë të parë. Pranova ta drejtoja dhe ishte një gjysmëvetëvrasje sepse kualifikimi ishte shumë I vështirë.Në kualifikueset e Evropianit ishim në radhën e katërt, të arrije I treti ishte një sukses, ndërsa vendi I dytë ishte një mrekulli’.
Megjithatë Panucci duket se nuk është penduar për zgjedhjen e bërë, përkundrazi, eksperiencën me kuqezinjtë e përkufizoi si fantastike
‘Isha I lumtur-vijoi Panucci-ishte një eksperiencë fantastike. Pata një raport të shkëlqyer me lojtarët. Presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit bëri deklarata të shëmtuara kundër meje, por gjatë kohës që isha në detyrë, ai bëri presidentin dhe nuk ndërhyri për asgjë dhe më la të punoja’.
Sfidanti.al