Botërori I Formula 1 të këtij vitit do të nisë në 15 mars në Melbourne, por Lewis Hamilton është tashmë gati për betejën në pistë. ‘Ishte një prej dimrave më të mirë për mua përsa u përket përgatitjeve-shkruante në një postim të tij në rrjetin social Instagram, 6 herë kampioni I botës-vitin e kaluar e fillova sezonin me peshën 78 kg dhe me shumë ujë, por tani jam 73 kg. Kam ende punë për të bërë dhe të tjerë muskuj për të vënë, por jam në rrugën e duhur’.
Por gjatë këtyre pushimeve, Hamilton nuk u kujdes vetëm për formën e tij fizike, por edhe për atë psikologjike dhe emocionale teksa u impenjua në përmirësimin e raporteve me babain e tij, Anthony
‘Udhëtimi ynë nuk ka qenë I lehtë-shkruan piloti britanik në një tjetër postim në Instagram teksa postoi edhe një foto të tij bashkë me babain në një plazh në Karaibe-unë dhe babai im nuk kemi pasur raportet më të lehta. Kisha hyrë kaq thellë në punën time për të arritur suksesin sa humbëm atë që ishte më I rëndësishëm, raportin tonë. Në dy vitet e fundit u afruam dhe gjatë kësaj pause dimërorë I kërkova babait tim që të vinte te unë për të kaluar pak kohë së bashku, vetëm ne të dy. Nuk e kishim bërë më parë, kështu fakti që më në fund kalova pak kohë me rë më bëri të lumtur’
Sfidanti.al