Mourinho zbulon: Tentova të bindja Eriksen, por e kishte vendosur

Christian Eriksen tashmë është futbollist i Interit, por te Tottenhami u bënë përpjekje deri në fund për ta bindur atë që të qëndronte. Është vetë trajneri i Hotspurs që e zbuloi këtë teksa pranoi se pavarësisht gjithckaje danezi e kishte marrë vendimin e tij.

‘E dinim të gjithë, që nga dita e parë që mbërrita këtu-tha Mourinho-qëndruam në heshtje për shkak të akordit moral që kishim me futbollistin. Unë u përpoqa që ta bindja, por ai e kishte marrë vendimin e tij për t’u larguar. Dhe që nga ai moment fillova të mendoj të krijoj një skuadër pa të. Christian është profesionist dhe pasdyshim që e dha kontributin e tij në skuadër deri në fund. Gjithsesi Mr.Levy arriti të sigurojë të ardhura të mira që u përdorën për të blere një lojtar të ri si Bergwijn’.

sfidanti.al