Stërvitja e Realit të Madridit nisi me një minutë heshtje për të nderuar e për t’i bërë homazh kujtimit të Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjecare Gianna që humbi jetën të dielën e 26 janarit në një aksident tragjik me helikopterin e tij privat. Klubi madrilen postoi në profilin e tij në rrjetin social Tëitter, foton e momentit kur lojtarët e Realit të Madridit qëndronin në heshtje.
Në këtë foto vihet re Sergio Ramos që ka veshur fanelën e skuadrës kombëtare të basketbollit të SHBA me numrin 10 pikërisht të Kobe Bryant
sfidanti.al