Më në fund, Eriksen te Interi; danezi kryen vizitat mjekësore

Mbyllet më në fund telenovela Eriksen  dhe fundi ishte i lumtur për Interin. mesfushori danez mbërriti këtë të hënë në Milano, në aeroportin e Linates teksa udhëtoi nga londra me një avion privat i shoqëruar nga agjenti i tij Martin Schoots. Eriksen nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë transferim te zikaltrit kur u pyet për dicka të tillë

Eriksen menjëherë iu drejtua ambienteve të interit për të kryer vizitat mjekësore e më pas për të firmosur kontratën e tij që do të jetë deri në vitin 2024 me një pagë prej 7.5 milionë Euro në sezon, plus bonuset. Përsa i përket operacionit për futbollistin, klubi zikaltër do të derdhë në arkat e Tottenhamit 20 milionë Euro, pa bonuse, shifër së cilës i shtohet edhe përqindja e solidaritetit.

sfidanti.al