Jo më kot është gara më e vjetër e futbollit në botë. Edhe sikur të mos ndodhë asgjë, sërish është e pritshme të ketë reagime të stuhishme për bojkotimin e Kupës së Anglisë nga skuadra më e mirë e momentit në ishull. Këtë plan ka Liverpuli i Jurgen Klopit, me trajnerin gjerman që ka ndërmend të lërë pushim gjithë skuadrën, dhe po ashtu të pushojë edhe vetë, në ndeshjen përsëritëse ndaj Shrusbërit.
Analistët anglezë e pranojnë se futbollistët mund të lihen pushim, por theksojnë se Klopi e ka detyrim të jetë në stol, dhe të respektojë konkurrimin. “Ai mund të aktivizoje cilindo lojtar që do të dëshirojë, por është e papranueshme që të shmanget vetë”, është konkluzioni i tyre. Këtë opinion ka edhe legjenda e të kuqve, i qendërmbrojtësi Xhemi Karrager. “E drejtë që lojtarët të pushojnë, por Klopi duhet të jetë”, – komenton ai. Gjykimin më të rëndë e pati pronari i klubit të vogël, Akrington Stenli, Andi Holt, që deklaroi se “Liverpuli duhet dënuar dhe gjobitur rëndshëm nëse hedh në fushë “fëmijët” për ndeshjen ndaj Shrusbërit.
Sfidanti.al