Eden Hazard do të humbasë derbin kundër Atletico Madrid që do të luhet të shtunën e ardhshme, të paktën kjo është ajo që publikon e përditshmja belge ‘Le Derniere Heure’. Hazard u dëmtua në kavilje në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Paris Saint Germainit dhe që nga ai moment kanë kaluar 58 ditë me hazard që vetëm ditën e premte filloi të praktikohej me topin në këmbë.
Optimizmi u duk qartë te Hazard i cili u mendua se të paktën sfidën me Los Colchoneros do ta niste nga stoli, por sipas të përditshmes belge, mesfushori vazhdon të ketë probleme me artikulacionin e kaviljes. Hazard po punon shumë në Valdebebas për të qenë sa më shpejt të jetë e mundur nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Plani ishte që të kryente sa më shumë seanca stërvitore me topin, por pavarësisht kësaj, trajneri i Los Blancos ashtu sic ka bërë gjithnjë me lojtarët e dëmtuar, preferon të tregohet i kujdesshëm. Francezi nuk dëshiron që të përshpejtojë rikthimin në fushat e lojës të futbollistit të tij, pasi nuk dëshiron që ai ta humbasë në pjesën finale të sezonit për shkak të ndonjë përsëritjeje të dëmtimit dhe do të preferonte ta kishte Hazard gati për ndeshjen e 26 shkurtit me Manchester City në Ligën e Kampioneve.
sfidanti.al