Sergio Ramos e ka kritikuar James Rodriguezin për deklaratat e dhëna pas triumfit në Kupën e Botës.
James Rodriguez nuk e përjashtoi mundësin e largimit nga Real Madridit. Lojtari kolumbian këtë deklarate e ka dhënë pas triumfit të Los Blancos në Kupën e Botës për Klube.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak kapitnit të skuadrës, Sergio Ramosit. Ky i fundit mendon se lojtarët duhet të festojnë e jo të merren me çështje personale në këtë ditë.
“Kjo nuk është një ditë për çështje personale. Unë shpresoj që James të qëndrojë, por sot nuk është një ditë që duhet të përqendrohemi në çështje të tjera”, ka deklaruar Ramos.