Mancester Siti, festa e lojtarëve me modele, Guardiola shuan ‘zjarrin’

Ditët e fundit në Angli shpërthyen polemikat në lidhje me një festë të disa prej futbollistëve të Mancester Sitit me 22 modele  dhe influencer që kishin udhëtuar që nga Milano për të kaluar një natë me ta në atë që u përkufizua ‘Festa Bunga Bunga’. Trajneri I Citizens, pep Guardiola, foli në lidhje me këtë histori duke e minimizuar rëndësinë që I kishin kushtuar mediat në Britani

‘Unë e dija-tha Guardiola-kur lojtarët e mi kanë kohë dalin bashme me stafin ose vetëm. E bëjnë shpesh. E dija dhe më pëlqen që ata rrinë bashkë edhe kur nuk janë këtu. E bëjnë këtë në shtëpi ose në ndonjë restorant sic ishte në këtë rast. Është gjithcka në rregull’

Festa e lojtarëve të Mancester Sitit me 22 modelet dhe influenceret u zbulua pas fitorea se Citizens me Aston Vilën dhe sipas medias britanike vajzat ishin akomoduar në hotelin luksoz dhe ekskluziv Mere Golf Resort and Spa ku darkuan dhe u bënë gati për në festë ku sipas disa dëshmitarëve ato u argëtun shumë në shoqërinë e futbollistëve të Mancester Sitit.

Sfidanti.al