Dikur Llaq Zëri, tani Shpëtim Duro driblojnë edhe moshën kur luajnë…

I ka ardhur muza trajnerit Shpëtim Duro dhe batutat e tij janë më shumë se sa lejohet pikante. Edhe pse Kukësi i tij dominon kampionatin, trajneri ka rilindur me batutat, duke lëshuar  nga  Turqia,atje  ku po përgatitet ekipi, një thumbim prej së cilit mund të rrezikojë edhe gjysmën tjetër të rrogës.  Cila është gjysma e parë? Kur Duro tha se “tifozët e Kukësit mirë që janë shumë të pakët, por edhe shajnë futbollistët gjatë ndeshjeve”, presidenti Gjici e gjobiti për deklaratën. Këtë herë thumbi shfaqet më “miqësor” , por jo të gjithë futbollistët mund ta përtypin si karamele , sidomos ata që ruajnë portën. “  Jam 60-vjeç, por luaj më mirë se mbrojtësit e Kukësit”- i ka vënë kapakun ndeshjes Duro,. duke gjetur një..Shpëtim.

Këtë fjalë shpuese, të mbuluara me pektun e humorit,  janë thënë pas një ndeshjeje minifutbolli, ku stafi i Kukësit është ndarë në dy ekipe dhe trajneri ka dëshmuar gjatë lojës se futbollin e zotëron akoma me cilësi praktike edhe pse në një moshë, ku shumë bashkëmoshatarë të tij  nuk do të guxonin të lidhnin  cilësisht  teorinë me praktikën. Edhe i paharruari Vasillaq Zëri, dribluesi më spektakolar midis atyre që bënin cirk me topin dhe kundershtarin, na pat dëshmuar deri vonë  se tek disa talenti e shpërfill  moshën. Madje për disa “specie” në shdukje  bëhet krahasimi me overdozë  se janë si vera e kuqe që kur vjetërohet .. bëhet edhe më e mirë.

Sfidanti.al