Ç’pëlqen më shumë Konte, 30 milionët e Çelsit, apo titullin me Interin?!

Shkarkimi i tij u kthye në më të shtrenjtin e futbollit botëror. Asnjë trajner në histori nuk ka marrë 30 milionë euro dëmshpërblim për largimin nga puna, por ky është vendimi i gjykatës për përplasjen Çelsi-Konte, duke i dhënë të drejtë teknikut italan. Çdo njeriu normal, që llogarit të kalojë muajin me të ardhurat që fiton, do t’i binte “të fikët” nëse do të ishte fatlumi që do të merrte 30 milionë euro, por Konte është nga ata që paranë e ka pasur që në moshë të re. Jo më kot ishte futbollist profesionist. Një pyetje i duhet bërë trajnerit të sotëm të Interit, ajo që do t’i pëlqenin më shumë 30 milionët e Roman Abramoviçit, apo fitorja e titullit në Serinë A me zikaltërit. Duke e njohur karakterin e tij, besojmë se e dimë përgjigjen, pra e saktë është kjo e dyta.

Sfidanti.al