Totenhemi po përgatitet të riluajë ndeshjen e e FA Cup me Midëllsbrou, por së fundmi po flitet shpesh për Kristian Eriksen dhe të ardhmen e tij me danezin që duket se do të shkojë tek Interi, ndërkohë që vendin e tij pritet ta marrë Gedson Fernandes. Trajneri Murinjo ndërhyri në lidhje me këtë cështje duke konfirmuar praktikisht largimin e mesfushorit, por pa bërë të ditur destinacionin e tij.
‘Nuk e di nëse Eriksen do të qëndrojë këtu pas muajit janar, e di cila është e ardhmja e tij, por nuk do ta them sepse nuk më takon mua ta bëj këtë-tha Murinjo që gjithsesi e konfirmoi danezin në fushën e lojës për sfidën me Midëllsbrout-do të luajë dhe më pas do të jetë edhe një ndeshje të shtunën, e ndoshta do të luajë edhe ata sfidë. Kundër Liverpulit nuk bëri lojën më të mirë të tij dhe nëse më pyesni nëse ky është Erikseni më I mirë, duhet të jem I sinqertë dhe te them jo. Nuk jam idot, e di që një lijtar në fgjendje të tillë nuk është në gjendje që të japë maksimumin.
Sfidanti.al