Probleme në timon; Guardiola ka prishur 4 makina luksi

Pep Guardiola duket se ka probleme me drejtimin e makinës. Këtë e zbulojnë Lu Martin dhe Pol Balus, autorët e librit ‘Pep’s City: The Making of a Superteam’  teksa tregojnë se trajneri katalanas ka prishur 4 makina luksoze që nga momenti kur u transferua në Mancester për të marrë drejtimin e Sitit.

Sipas shkrimtarëve, fillimisht Guardiola prishi një Mercedes GLE me vlerë 93640 Euro, më pas një Range Rover me vlerë 175 575 Euro. Makina e tretë që prishi 49 vjecari ishte një Bentley GTX700 që kushtonte 234 100 Euro për ta mbyllur me një Mini Cooper prei 35 113 Eurosh.

‘Guardiola që nga koha e Barcelonës ka reputacionin e një shoferi jo shumë të mirë-shkruajnë Lu Martin dhe Pol Balus-pasqyrat nuk I mbijetojnë për shumë kohë, ndërkohë që një herë furnizoi Range Rover diesel me gaz si dhe shkatërroi edhe një Bentley’.

Sfidanti.al