Solskjaer bllokon Eshli Jang: Kapiteni ynë nuk largohet në janar

Tratativa mes Interit dhe Mancester Junajtid për Eshli Jang I ngjajn gjithnjë e më shumë një këndi lojërash. Fillimisht është arritur akordi me futbollistin, por më pas erdhi frenimi nga Shefi Ekzekutiv I Djajve të Kuq, Ed Uduard, më pas pati sërish ngjallje të shpresave të klubit zikaltër, por Solskjaer I ngriu të gjithë. Trajneri I Mancester Junajtid vendosi të bllokojë transferimin e futbollistit të paktën për sesionin e merkatos së muajit janar.

‘Kemi shumë futbollistë jashtë forme, kështu që kemi nevojë për ata që janë  në dispozicionin tonë aktualisht-tha Solskjer-Eshli është kapiteni ynë, ka zëra rreth tij, por ai është profesionist dhe nuk besoj se do të largohet në janar’.

Në këtë pikë Interi mund ta marrë Jang në qershor për sezonin e ri duke qenë se futbollisti është drejt përfundimit të kontratës me Mancester Junajtid, por edhe në këtë rast trajneri I Djajve të Kuq nuk duket I shqetësuar.

‘Do të flasim me Jang edhe në lidhje me këtë aspekt, do të shohim se në cfarë pike do të jemi në shkurt dhe në qershor-tha Solskjaer

Interi I ofron Jang një kontratë prej 18 muajsh me një pagë më të lartë nga ajo që do t’I garantojë Mancester Junajtid me rinovimin e tij. Marota dhe Auzilio, gjithsesi shpresojnë që ta sjellin atë në Milano që në merkaton dimërore, ndoshta duke paguar një lloj dëmshpërblimi në favor të Mancester Junajtid, por pëlqehet edhe ideja për ta marrë atë gjatë verës në prag të sezonit të ardhshëm.

Sfidanti.al