‘Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit, por do të jem I lumtur nëse qëndroj te Paris Sën Zhermeni-kështu u shpreh Mauro Ikardi pas përfundumit të ndeshjes me Sënt Etien në Kupën e Francës ku ai shënoi 3 gola. Por e përditshmja ‘Repubblica’ ka përpiluar një tjetër skenar; ish-kapiteni I Interit dëshiron të kthehet të luajë në Itali dhe të veshë fanelën e Juventusit që ishte shumë pranë nënshkrimit me argjentinasin gjatë kësaj vere.
Gjithnjë sipas ‘Repubblica’, Mauro Ikardi dhe bashkëshortja-agjente e tij, Vanda Nara po përgatisin terrenin për një kalim të sulmuesit te bardhezinjtë në muajin qershor kur mbaron edhe kontrata e huazimit me Paris Sën Zhermen duke dalë kundër blerjes së mundshme të kartonit të tij nga ana e transalpinëve për vlerën e 70 milionë Eurove.
Ikardi në Paris ka gjetur vetveten si një bomber I vërtetë teksa në 19 ndeshje të Ligue 1 dhe kupa ka arritur të shënojë 17 gola me fanelën e Paris Sën Zhermenin. ‘Viti 2020 nisi shumë mirë për mua dhe për skuadrën dhe raporte mes meje Kavanit, Nejmar dhe Mbape janë të mira-tha Ikardi-mund të bëjmë diferencën në cdo moment, jemi një skuadër e vërtetë.
Mauro rilindi nën Kullën Eifel, por dëshira e tij pavarësisht deklaratave publike është që të ketë sërish rolin e protagonistit në Serinë A, për t’u kthyer të jetojë në Milano ku janë bashkëshortja dhe fëmijët e tyre. Në Milano vetëm për të jetuar sepse te Interi nuk ka e nuk do të ketë më vend. Për më tepër, futbollisti di Juventus dhe nuk e ka braktisur kurrë idenë e kalimit te bardhezinjtë.
Nga ana tjetër edhe te Juventusi nuk është harruar emri I Mauro Ikardit, pavarësisht pranisë së Kristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain që tashmë I kanë kaluar të 30 një fakt ky që ka filluar të ketë rëndësi te kampionët e Italisë. ‘E ardhmja e Ikardit? Vendimi I takon atij-tha Vanda Nara gjatë përgatitjeve të fundit për Grande Fratello VIP-në Francë po bën shumë mirë dhe unë jam shumë e lumtur. Kështu që të shohim’. Vendos Ikardi dhe argjentinasi duket se ka bërë dicka të tillë dhe në këtë pikë I duhet të nisë bisedimet me Interin, vera parashikohet shumë e nxehtë.
Sfidanti.al