Shtohen ethet e derbit katalanas mes Espanjolit dhe Barcelonës që do të luhet mbrëmjen e së shtunës. Kur kanë mbetur vetëm pak më shumë se 48 orë nga kjo përballje të dy klubet vendosën të ndezin atmosferën në prag të kësaj sfide teksa ngacmuan njëri-tjetrin në Twitter.
Ata që e bënë hapin e parë në këtë pikë ishte pikërisht klubi blaugrana që kujtoi të kaluarën e trajnerit të Espanjolit, Abelardo me Barcelonën me të cilën ka zhvilluar 257 ndeshje me 17 gola të shënuar
Përgjigjja e Espanjolit ishte e menjëhershme me klubin bardheblu që vuri në dukje të kaluarën e trajnerit aktual të Barcelonës në radhët e Espanjolit si futbollist dhe si trajner. Tani e kanë radhën futbollistët e të dyja skuadrave që të bëjnë detyrën e tyre në fushën e lojës në sfidën e së dielës
Sfidanti.al