Gabigol është Topi i Artë i Amerikës së Jugut, Interi po e pret!

Quhet Gabriel Barboza dhe pritet që herën e dytë në Europë të ketë sukses. Emrin e “artit” e ka Gabigol, dhe sulmuesi i Flamengos e mbylli vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë Topin e Artë të Amerikës së Jugut. Çmim tashmë tradicional i gazetës “El Pais”, ku Gabigol nuk pati konkurrencë. Ai u shpall kampion i Brazilit dhe i Kupës Libertadores me Flamengon, duke qenë shënuesi më i mirë në të dyja garat. Libertadoresi ishte i pari për Flamengon pas 38-vjetësh, ndërsa fati nuk e deshi të fitonin Kupën e Botës për klubet, humbur 0-1 në finalen ndaj Liverpulit. Interi, që ka në dorë kartonin e lojtarit, shpreson që të ketë oferta të mëdha për të, në mënyrë që të nxjerrë një përfitim sa më të madh.

Sfidanti.al