Lionel Messi largon Lautaro Martinez nga Barcelona. Sipas asaj që publikohet te ‘El Desmarque’, kapiteni I skuadrës katalanase ka bindur drejtuesit e saj që të mos tentojnë blerjen e sulmuesit të Interit në mënyrë që të mos komplikohen pozitat e mikut dhe shokut të tij të skuadrës, Luis Suarez.
Një lajm ky që nga njëra anë konfirmon rëndësinë që ka Messi edhe në lëvizjet e Barcelonës në merkato, ndërsa nga ana tjetër ndihmon edhe Interin që prej kohësh ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit për rinovimin e kontratës
Autor I 13 golave dhe 3 assisteve në këtë pjesë të parë të sezonit, Lautaro Martinez ka në kontratën e tij me zikaltrit një klauzolë të zgjidhjes së saj për 100 milionë Euro dhe në muajt e fundit agjentët e tij kanë hyrë në kontakte me mancester Sitin dhe Real Madrid, lëvizje që janë regjistruar edhe në aksin Milano-Barcelona deri në momentin që ndërhyri Messi për të frenuar që në fillim këtë tratativë dhe për të ruajtur rolin e protagonistit të Suarez te Barcelona.
Sfidanti.al