Ish Shefi Ekzekutiv I Mancester Siti, geri Kuk tregon për median britanike një histori të pabesueshme të ndodhur 11 vjet më parë; në 2008 ai I ofroi gabimisht Barcelonës 70 milionë Paund(81 milionë Euro) për Lionel Messin përpara se klubi anglez të kalonte në pronësi të Abu Dhabi United Group. Kuk në periudhën 2008-2011 merrej me merkaton e transferimeve dhe në momentin që klubi po bëhej gati për ndërrimin e pronësisë I duhej që të bënte përforcime për trajnerin Mark Hjuxhs.
E gjithë kjo ndodhi pas një keqkuptimi në një konferencë telefonike mes Shinauatrës, krahut të tij të djathë Pairoj Piempongsant, Geri Kuk dhe një drejtuesi tjetër, Pol Oldrixh. Ja si tregon Kuk: ‘Imagjinojeni skenën; Pol me theksin e tij londinez që I thotë Pairoj: Më thuaj se cfarë dëshiron të bësh, situata po bëhet kaotike. Nga ana e tij Pairoj, I shtrirë në një shez long teksa I bëhet masazh thotë: Po, po, një kaos, në gjuhën angleze ‘It’s getting messy, very messy’. Këtu dicka nuk u kuptua mire dhe betohem për kokë të vajzës që unë dëgjovra frazën: Duhet të marrim Messin’.
Më pas Geri Kuk e vijon rrëfimin e tij: ‘I bëj ofertën Barcelonës dhe më vjen një telefonatë nga zyrat e Premier League për të marrë konfirmimin: ‘Ofron 70 milionë Paund për Messin? Mos je cmendur gjë?-ishin fjalët e Dejv Ricards, presidenti I asaj kohë I Ligës.Për cudi, drejtuesit e Barcelonës kishin thënë se nëse oferta do të ishte e vërtetë do ta merrnin në konsideratë’
Por në fund, Messi qëndroi të katalanasit, ndërsa Mancester Siti u detyrua të kënaqej me Robinjon që për më tepër bëri edhe një gafë kur mbërriti duke e quajtur klubin e tij të ri, Celsi
Sfidanti.al