Siç ka futbollistë si Igli Tare dhe Rudi Vata që nuk e kanë “merituar” një ceremoni për largimin nga fusha, nuk mund të ndodhë ndryshe edhe me arbitrat që nuk u përkulën në gjunjë për t’i lëpirë sistemit. Kështu, lajmi për largimin nga futbolli të arbitrit anësor, Ermal Barushi, nuk ka bërë bujë, madje një pjesë e arbitrave, ata që kanë talent për të shërbyer deri në deformim të karakterit , e kanë përcjellur me qesëndisje..Dhe cilin ? Ermal Barushin, nëse fati do ta kishte lindur në një vend tjeter, ku nderi dhe besimi të ishin të shenjtë, me siguri do të ishte një zotëri arbitrimi , me flamur në dorë dhe me karakter ndryshe nga shumica e racës…
E ç’punë i prishet futbollit tonë, nëse një Barush “ i pandreqshëm” ka vendosur të “vetëvritet” duke bërë divorcin me pasionin e tij para kohe? Nëse janë të vërteta akuzat që i bëhen: tradhëti “e lartë” kur në zgjedhje paska punuar për Bashkim Finon dhe jo për Dukën, një herezitëm sportiv i paparë kur fitoi zgjedhjet e shoqatës së arbitrave duke sfiduar edhe “kokat”, ato koka që ia prenë kokën së fundi. Dhe gabimi fatal: Ermal Barushi e ngrinte flamurin gjatë ndeshjeve kur e donte futbolli dhe jo kur e donin..telekomanduesit e bilbilave dhe flamurëve që ulen e ngrihen sipas skenarit. Ndaj, edhe në ditën e lërgimit të anësorit më të mirë nga vlera dhe nga morali, Ermal Barushit, nuk mund të mbyllë gojën Lorenc Jemini. Një tjetër cilësor që shkeli në një tokë të panjohur, kur talenti e bëri më të lirë dhe më të pavaruar se sa rekomandonin shefat. Fjalët e Jeminit nuk janë fjalë që meritojnë maviolë: “ Barush, është më mirë që po largohesh me kokën lafrt, sesa si c atë tjerë që janë bërë klloun cirku..”
sfidanti.al