Jo vetëm Zirzke, Bajerni ka edhe një shqiptar përveç holandezit!

Edhe mosha e tij është 18-vjeçare, ashtu si e yllit që po shkëlqen këto javë. Bajerni nuk ka vetëm holandezin Xhoshua Zirkze si talentin e së ardhmes, por llogarit edhe një djalosh me origjinë shqiptare që quhet Leon Dajaku. Ai ka lindur në Gjermani dhe karrierën e filloi tek Shtutgarti, ku specialistët gjykonin se ai ishte talenti më i madh në klub që nga koha e Xhoshua Kimihut. Ky i fundit shkoi tek Bajerni që në 2013, dhe të njëjtën rrugë bëri edhe Dajaku.

Nuk do të jetë e lehtë për të që të depërtojë në skuadrën e parë bavareze ku luajnë gjigandë si Levandovski, Kutinjo, Tomas Myler, Kimih, Gnabri apo Tiago, por Leonit nuk i mungon as talenti dhe as durimi. Ai është sulmues, shënoi golin më të bukur të Bajernit në tetor, ndërsa është pjesë e Gjermanisë U18. Shpresa është që shumë shpejt, kampionët e Bundesligës të mos kenë nevojë të shpenzojnë për yje të huaj, por të kenë “prodhime” të akademive.

Sfidanti.al