Do të donte apo jo, Jurgen Klopi të ishte në vendin e Flamengos?!

Me qeshjen e tij të fuqishme të brendshme, Jurgen Klop, komentoi gëzueshëm dhe filozofikisht gjendjen e dy skuadrave në prag të finales së Kupës së Botës për klubet. Liverpuli i tij hyn në fushë me biletat e avionit në duar, për t’u kthyer sa më shpejt në Angli ku do të ndeshet me Leisterin në 26 dhjetor, ndërsa Flamengo mund t’ia lejojë vetes një qendrim më të gjatë për turizëm në Lindjen e Mesme, pasi sezoni brazilian është më “miqësor”.

“Nëse Flamengo fiton kupën, atëherë ajo mund të bëjë një festë për të qenë, – u shpreh trajneri liverpulas, – ndërsa ne, sido që të shkojë, duhet të kthehemi sa më shpejt sepse do të ndeshemi me Leisterin në “Ditën e kutive bosh” (Boxing Day). Mesazhi që ata patën ishte të vinin këtu dhe të fitonin kupën, që pastaj të ktheheshin si heronj. Ne, në Angli, na u tha që të mos vinim fare këtu, por të luanim Kupën e Ligës. Kjo është diferencë shumë e madhe, që ne nuk mund ta ndryshojmë”. Për momentin, Klopi ndoshta do të donte të ishte në vend të Flamengos, por padyshim në kuptimin afatgjatë nuk do ta ndërronte futbollin anglez apo europian për futbollin e Brazilit dhe të Amerikës së Jugut. Liverpuli dhe Flamengo e luajnë finalen sot në orën 18:30, në “Stadiumin Ndërkombëtar Halifa” në Doha të Katarit.

Sfidanti.al