Biznesi mbi të gjitha, ndonëse duhet edhe Superkupa, ndaj edhe kampionët e Italisë patën një gjetje në Lindjen e Mesme. Emrat e lojtarëve në fanela u shkruajtën në arabisht, meqë finalja e Superkupës italiane do të luhet në Riad të Arabisë Saudite. Biznes, pasi këto fanela do të shiten si “vetëtima” në vendin e madh arab, ndërsa Juvja do të bëjë më shumë vend në zemrën e tifozëve të futbollit.
Ndërkaq, tifozët në Itali kanë pasur komente të ndryshme. Ata që janë kundër Juves janë tallur duke thënë se arbitri nuk kupton arabisht dhe se fanelat juventine do t’i duken si ato të Askolit dhe nuk do të ketë ndihma të zakonshme. Edhe torinezët përgjigjen duke thënë se shumë më mirë të kesh fanela dhe emra në arabisht, sesa produkte kineze si të Interit. “Më mirë se vera kineze me stemën e Interit, – shkruan një tifoz, – më mirë sesa makinat me stemën e Interit, gjithçka mall kinez që tek ne nuk e do njeri”.
Sfidanti.al