Kanë përfunduar 4 takime të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Laçi ka marrë një fitore të çmuar në transfertë përballë Lushnjës, duke fituar 1-0 në “Roza Haxhiu”. Golin që vulosi fatin e ndeshjes e shënoi Olsi Myrta në pjesën e parë.
Kjo fitore ka vlerë të dyfishtë për Laçin, pasi shkurton diferencën me kryesuesit e Skënderbeut, që janë ndalur nga Korabi në Peshkopi në një barazim pa gola 0-0.
Apolonia ka barazuar 2-2 me Pogradecin e vendit të tretë në Fier. Umejiego me nga një gol për çdo pjesë ka qenë protagonisti i suksesit të fierakëve, por një gol i Zguros në minutat shtesë ka evituar humbjen e liqenorëve.
Një gol i Skerdi Xhixhos në minutat e fundit të takimit i ka dhuruar fitoren Kastriotit përballë Kukësit. Krutanët fitojnë 2-1 ndeshjen e luajtur në stadiumin “Redi Maloku”.
Laçi shkurton në 3 pikë diferencën me kryesuesit e Skënderbeut në tabelën e klasifikimit. Java e 21-të e Kategorisë së Parë mbyllet nesër me takimet Besa-Luftëtari dhe Burreli-Iliria.
sfidanti.al

