Jo vetëm Mancester Junajtid, edhe Milan tenton të marrë Haland

Erling Haland pritet të jetë një prej objektivave në merkaton e tramnsferimeve për shumë prej ekipeve të mëdha të Evropës, mes të cilëve Mancester Junajtid dhe në këtë garë duket se është përfshirë edhe Milani, kjo të paktën për sesionin e muajit janar kur do të jetë e vlefshme klauzola e kontratës së sulmuesit të Salzburgut prej ‘vetëm’ 30 milionë Eurosh, nëse kjo histori do të shkojë deri në muajt e verës, atëherë me shumë mundësi do të ketë një ankand milioner për talentin norvegjez.

Mësohet e Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban kanë hyrë në kontakte me agjentin e Haland, Mino Raiola për t’I paraqitur ofertën e klubit kuqezi, një kontratë 5 vjecare me pagë prej 5.5 milionë Eurosh në sezon. Është ky një operacion I vështirë për Milanin, por që klubi milanez po kërkon t’I shkojë deri në fund sidomos nëse nuk do të konkretizohet ëndrra Ibrahimovic.

Sfidanti.al