Ndoshta nuk janë më të përputhshmit nga të gjithë, por kushtet janë të tilla që duhet zgjedhur një pasardhës sa më i denjë. Pep Guardiola mund të jetë në rrugën e largimit nga Mançester Siti dhe klubi anglez besohet se ka krijuar “identikitin” e njeriut të ri të stolit. Ky mundet të jetë Brendan Roxhersi, ish-trajner i Liverpulit dhe ish-trajner i Sëlltikut, aktualisht i suksesshëm në drejtim të Leisterit. Për Guardiolën besohet se lodhja ka bërë të vetëm pas 4 sezonesh në stolin e Sitit.
Pasi refuzoi Arsenalin, Roxhers mund të jetë i lirë, edhe pse ai ka kontratë me Leisterin, skuadrën pa emër që po bën një kampionat të shkëlqyer, duke qenë në vend të dytë në Premier Ligë, 10 pikë prapa Liverpulit. Roxhersi sfidoi për titull me Liverpulin në 2013-2014, duke e humbur për vetëm 2 pikë pikërisht ndaj Sitit. Në Skoci, ai doli kampion me Sëlltikun në 2017 dhe 2018, si dhe fitoi dy Kupa të Skocisë e 3 Kupa të Ligës. Leisterin, ai e mori në formë të dobët dhe e ngjiti në vend të dytë, ndaj edhe tek Siti kanë mendim shumë të lartë për Roxhersin, ndonëse po mendojnë edhe për Poçetinon dhe Mikel Artetën.
Sfidanti.al