Arbitrimi në Anoeta, Bartomeu do ankohet zyrtarisht për sistemin VAR

Barazimi me Real Sociedad në Anoeta nuk I ka lënë të kënaqur drejtuesit e barcelonës, por më shumë se rezultati, shqetësimi më I madh I tyre ishte te arbitrimi e sistiemi VAR. E përditshmja katalanase Sport bën të ditur se presidenti I kampionëve  të Spanjës do të ankohet zyrtarisht te drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit pasi është I indinjuar nga ajo që pa në fushën e lojës.

Dy aksionet kyc të sfidës, sidomos faulli I shkaktuar ndaj Pike të cilin Rohas as nuk denjoi ta shohë në VAR e për më tepër as që u sinjalizua nga salla e VAR, që ishte penallti, shkaktuan një pakënaqësi të madhe te Barcelona.

Mësohet se Bartomeu do të takohet me kreun e RFEF Luis Rubiales ditën e hënë, ashtu sikurse edhe Florentino Perez, duke qenë se pas 2 ditësh do të jetë El Clasico, ndërkohë që po në të njëjtën ditë do të hidhet edhe shorti I 1/8 të finales së Ligës së kampioneve

Sfidanti.al