“Lojtarët janë shumë të fortë, por momenti është i tillë”. Ky ishte shkurtimisht komenti i Xhenaro Gatuzos pas humbjes së Napolit në Serinë A ndaj Parmës. U luajt në “San Paolo” dhe në përbërje ishin Kulibali (i dëmtuar), Alan, Insinje, Kajehon, Milik e pas pushimit edhe Mertens. “Skuadra nuk është mirë nga ana psikologjike”, – shtoi Gatuzo, duke mos bërë ndonjë zbulim të madh, pasi gjithkush e di mirë se Napoli është në krizë mendore, së pari.
Nuk dihet se çfarë ka menduar presidenti De Laurentis, arkitekti i sukseseve napolitane këta vjet, por edhe njeriu që shkaktoi rënien e tanishme. De Laurentis është nga ata njerëz që pëlqejnë batutën, gjë që krijon tension. Kështu ndodhi me polemikat e bëra me Gonzalo Higuainin, e deri replikat me ish-trajnerin Mauricio Sarri. “Dashuria” me Karlo Ançelotin zgjati vetëm 18 muaj dhe tekniku i shquar, 3 herë kampion i Europës, u shkarkua madje pas një fitoreje 4-0 në Champions. Pak besohet se Gatuzo do ndreqë këtë “çorbë” që ëstë gatuar prej muajsh. “Skuadra ka 50 ditë që nuk fiton (në Serinë A), edhe pse pati edhe gjër atë mira, – tha trajneri pas humbjes 1-2 m Parmën, – problem nuk është vetëm Insinje, edhe të tjerët janë dobët. Të mos mendojmë për vendin e 4-t, por t’i marrim ndeshjet me radhë”.
Sfidanti.al