Bajerni i Mynihut nuk është aspak i interesuar për një Superligë Evropiane. Ai që e konfirmpoi këtë ishte presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer në një interviostë për të përditshmen ‘Süddeutsche Zeitung’
‘E duam Bundesligën dhe kjo nuk vihet në diskutim-tha Hainer kur u pyet për projektin e presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez-Bajerni sigurisht që e do suksesin në arenën ndërkombëtare, por për këtë ekziston tashmë Liga e kampioneve që është një histori suksesi dhe që për mendimin tim ka një format bindës’.
Bajerni që e ka fituar 5 herë Ligën e Kampioneve, synon që këtë sezon të rikthehet të fitorja e trofeut më prestigjioz për klube në Evropë. Herën e fundit që Bajerni u shpall kampion Evrope ka qenë në vitin 2013 kur mundi në finale Borusian e Dortmundit që në atë kohë drejtohej nga Jurgen Klopp.
sfidanti.al