Kush ikën e kush rri; Klop rinovon me Liverpulin, Guardiola mund të lërë Mancester Sitin

Vitin e kaluar, Pep Guardiola e Jurgen Klop rivalizuan deri në sfidën e fundit [ër titullin në Premier League. Këtë kërkojnë të bëjnë edhekëtë sezoon edhe pse për momentin Liverpuli e kryeson klasifikimin me 14 pikë avantazh kundrejt Mancester Sitit. Por duke nisur nga sezoni I ardhshëm ekziston mundësia që këta dy trajnerë të mos I kryqëzojnë më rrugët së bashku të paktën në Premier League. Jurgen Klop, trajneri I The Reds rinovoi kontratën e tij me kampionët e Evropës deri në 2024, ndërsa Guardiola sipas ‘Times’ mund të largohet nga Mancester Siti për shkak të një klauzole që ekziston në kontratën e tij me kampionët aktualë të Anglisë

Sipas ‘Times’, klauzola e kontratës së Guardiolës e lejon atë të largohet nga Citizens përpara mbylljes së saj në 30 qershor 2021 në rast të rezultateve jo të kënaqshme. Guardiola, që përvec Barcelonës, nuk ka qëndruar te asnjë skuadër tjetër për 4 sezone, është përmendur në media për një rikthim te Bajerni I Munihut,  edhe pse klubi gjerman ka vënë në shënjestrën e tij Tomas Tuhel nga Paris Sën Zhermeni. Gjatë verës u fol edhe për një kalim të mundshëm te Juventus që ka qenë gjithnjë I interesuar për të sjellë në Torino katalanasit dhe tani që doli kjo klauzolë  e kontratës së tij, mund të mendojë sërish për të nisur bisedimet

Ai që nuk do të lërë Premier Leaguen është Jurgen Klop që do të qëndrojë në pankinën e Liverpulit edhe për 4 vjet  e gjysmë. Klubi anglez komunikoi në mënyrë zyrtare zgjatjen e kontratës me teknikun gjerman deri në vitin 2024. ‘Ky klub është vendi më I mirë për cilindo që aspiron të të konkurrojë në një ambient në të cilin cdo element I organizatës është në nivelin më të mirë, që nga tifozët e deri te pronarës. Nuk mund të mendoja largimin-tha Klop për faqen zyrtare të Liverpulit.

Sfidanti.al