12 gola në 15 ndeshje sezonale dhe rigjetja më në fund e buzëqeshjes, kjo është jeta e re e Mauro Ikardit në Paris te Paris Sën Zhermeni që po rezulton vendi më I mirë për rilindjen e argjentinasit pasi u përjashtua nga projekti I Antonio Kontes te Interi. Cdo ditë e më shumë Ikardi po bëhet një element I rëndësishëm për skuadrën parizene.
Në 1 tetor ndaj Gallatasarajit në Ligën e Kampioneve shënoi golin e parë me fanelën e re dhe që nga ai moment ai nuk është ndalur më; janë 7 gola në 9 ndeshje të kampionatit franceze dhe 5 gola në 6 ndeshje në arenën evropiane për të fshirë nga kujtesa sezonin e fundit te Interi që ishte më shumë I zi se I kaltër dhe që u mbyll me një penallti të humbur në San Siro në sfidën kundër Empolit dhe me fërshëllima shurdhuese në momentin e zëvendësimit.
Për të nuk pati më hapësira në Milano dhe në kulmin e tensioneve në raportet me tifozerinë e Interit, Mauro Ikardi lejohet të largohet me huazim me të drejtë blerjeje te Paris Sën Zhermeni, skuadër që ndryshe nga Interi u kualifikua për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve pa pësuar asnjë humbje. Fati I Ikardit do të mësohet në muajin qershor, por me këto premisa, është e vështirë te mendosh të Ikardi të jetë penduar për zgjedhjen e tij dhe se PSG nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Kjo edhe sepse ai që me shumë mundësi do t’I lërë vendin argjentinasit do të jetë pikërisht Edinson Kavani që po përjeton një sezon shumë të vështitrë të karakterizuar nga shumë ndeshje I ulur në pankinë që bënë që ai të humbasë edhe ndeshjen me Kombëtaren e Uruguajit dhe që ka kontratë me francezët deri në muajin qershor. Tani dilema qëndron sesi do të largohet Kavani nga PSG, por fjalët e tij pas ndeshjes me Gallatasarajin ku u kthye te goli edhe pse me 11 metërsh të lë të mendosh se largimi I tij është I menjëhershëm.
‘Është e paharrueshme të shohësh e të dëgjidh cfarë ndodhi dje në Parkun e Princave. Do ta kem gjithnjë me vetë-shkruante Kavani që pëlqehet shumë nga Atletiko Madrid , ndërkohë që një rikthim I tij te Napoli duket se është shumë I vështirë.
Sfidanti.al