Gjermania po fiton terren përsa I përket garës si vendi destinacion I të ardhmes futbollistike të Erling Haland, sulmuesi I Salzburgut që e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve si shënuesi I dytë më I mirë pas Robert Levandovskit dhe që ka ngjallur interesin e thuajse të gjithë Evropës
Reali I madridit, Juventus e Mancester Juanjtid e kanë shënuar emrin e tij në listën e dëshirave, por atyre së fundmi I janë shtuar edhe 2 klube të Bundesligës që kanë nisur lëvizjet e tyre për të siguruar shërbimin e Haland
Sipas ‘Ruhr Nachrichten’, një drejtues I Borusias së Dortmundit e priti Haland në aeroport për t’I kërkuar të bashkohet me verdhezinjtë dhe për teë nisur bisedimet për transferimin e tij në ‘Signal Iduna Park’. Babai dhe njëkohësisht agjenti I futbollistit, Alf Inge Haland e sheh me sy të mirë kalimin e djalit të tij në Bundesligë përpara se të bëjë kapërcimin te një prej klubeve të mëdha të futbollit evropian.
Ndërkaq ish futbollisti Jan Age Fjortoft që tani bën rolin e komentatorit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se futbollisti dhe përfaqësuesit e tij udhëtuan drejt Dortmundit për të studiuar transferimin e mundshëm. Ai shtoi se më herët kishte zhvilluar bisedime edhe me Lajpcigun, me këtë të fundit që mohoi bisedimet, por jo interesin për Haland .
Ndërkaq, vetë Drejtori Sportiv I Salzburgut, Kristof Frojnd pranoi këtë lëvizje.
‘Po flasim dhe diskutojmë shumë gjëra-tha Frojnd-sigurisht e denim që Haland ishte në Dortmund, Në Salzburg të gjithë duam më të mirën për të. Përsa I përket klubeve të tjerë, ai që kishte avantazhin ishte Mancester Junajtid pasi në pankinë ka Solskjaer I cili ka punuar me Haland te skuadra e Moldes
Erling haland nuk mundi dot të evitojë eliminimin e Salzburg në Ligën e Kampioneve, por austriakët arritën të renditen të tretët në grupin e tyre duke kaluar në Europa League për të vijuar aventurën evropiane. Në Ligën e kampioneve ai I befasoi të gjithë teksa shënoi 8 gola në 6 ndeshje. Në këtë sezon ai ka në total 28 gola të shënuar në 22 ndeshje, të dhëna këto që joshin jo pak klube në Evropë.
Sfidanti.al