Arsenal kërkon trajnerin e ri, mendon për Paulo Souzën

Paulo Souza mund të jetë zëvendësuesi I Unai Emeri në pankinën e Arsenalit.  Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, trajneri portugez që ka dyshime të forta për projektin e skuadrës që drejton aktualisht, Bordosë, e sheh me sy të mirë kalimin e tij në Premier League. Personat që janë pranë trajnerit konfirmuan se klubi londinez ka treguar interes për shërbimet e Paulo Souza.

Paulo Souza është shndërruar në një prej trajnerëve më të mirë në Ligue 1. Ka në dispozicion një skuadër të kufizuar, megjithatë ai ka mundur ta drejtojë atë drejt zonës së kompeticioneve evropiane, por jo vetëm kaq, ka ndërtuar një ekip që është në gjendje që të luajë futboll të bukur.

Largimi I Souzës në drejtim të Premier Leagues është dicka që mund të realizohet duke qenë se në kontratën me Bordonë,  ai ka një klauzolë të zgjidhjes së saj për një vlerë prej 3 milionë Eurosh. Për më tepër, vetë klubi është përfshirë në një krizë institucionale me pronarët amerikanë dhe ky mund të jetë një tjetër motiv për teknikun portugez për të kërkuar largimin e menjëhershëm.

Sfidanti.al