WADA dënon Rusinë për dopingun, por skuadra e futbollit mund të jetë në botëror pa flamur

Agjencia Botërore Antidoping, WADA dënoi Rusinë me përjashtim  nga të gjithë kompeticionet sportive ndërkombëtare për shkak te manipulimit të të dhënave të sportistëve me doping nga ana e laboratorit antidoping në Moskë. Një ndëshkim ky që prek Lojërat Olimpike të Tokios në 2020, ato Dimërore të Pekinit në 2022 dhe Botërorin e futbollit në Katar në 2022.

Ky vendim solli edhe reagimin e FIFA që I kërkoi Agjencisë Botërore Antidoping  sqarim në lidhje me pjesëmarrjen e Rusisë si vend në Kupën e Botës  të 2022.

‘Vendimi për fazën kualifikuese të Botërorit 2022 nuk do të aplikohet-tha Drejtori I Përgjithshëm I WADA, Olivier Nigli.

‘Vendimi do të aplikohet për fazën finale të këtij kompeticioni, pasi këtu vendoset se cila skuadër do të fitojë titullin-shtoi Xhonatan Tejlor, presidenti I Komitetit të Rishikimit të Përmbushjes së rregullave të WADA.

Kjo do të thotë se Rusia do të mund të zhvillojë rregullisht kualifikueset e Botërorit, por nëse do të kualifikohet nuk do të mund të marrë pjesë në kompeticion. Megjithatë futbolli e ka një shans për të qenë në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik, një prani që mund të jetë nën një flamur neutral si një skuadër e pavarur

Sfidanti.al