Bolonja nderon Mihajlovic; I jep cmimin ‘Qytetar Nderi’

314 ditë pas rikthimit në qytet, Sinisha Mihajlovic bëhet ‘Qytetar Nderi’ I Bolonjës. Ai që e vendosi këtë ishte Këshilli Bashkiak I Bolonjës që pranoi idenë e Xhan Marko De Biaze, kreun e  grupit ‘Insieme per Bologna’ dhe që në atë kohë u mbështet edhe nga vetë kryetari I Bashkisë, Virxhinio Merola dhe Bordi Drejtues. Votimi përfundimtar për këtë cështje u krye në orën 17:19 të kësaj të hëne pasi De Biase kërkoi modifikimin e rendit të ditës së mbledhjes duke përfshirë edhe propozimin e tij për vlerësimin e teknikut serb. Në votim morën pjesë 30 anëtarë  dhe që të gjithë pranuan të nderojnë Mihajlovic që bëhet I pari sportive që merr këtë cmim prestigjioz.

Dorëzimi I këtij cmimi do t’I bëhet Mihajlovic në muajin janar ose shkurt, por ajo që ka rëndësi është se Mihajlovic dhe Bolonja duket e se kanë përqafuar fort njëri-tjetrin dhe sot ky përqafim bëhet akoma dhe më I fortë.

‘Jam tifoz I Sinishës që kur ai ishte te Interi-tha promovuesi I kësaj nisme De Biaze-ideja më erdhi duke parë lidhjen e fortë të Bolonjës me të dhe se ai vetë deklaroi së fundmi se ndihet biri I këtij qyteti për afërisnë dhe afeksionin e shfaqur sidomos që nga momenti kur ai nisi luftën ndaj leucemisë. Këtij propozimi I shtuam atë të vullnetit per t’u dhënë rezidencë të përkohshme atyre familjeve që vijnë nga jashtë qytetit dhe që duhet të bëjnë kura të caktuara’.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vecse përcaktimi I datës së dhënies së këtij cmimi, pasi Mihaljovic duke nisur nga kjo e hënë është bolonjez.

Sfidanti.al