Një skenë komike dhe momente humori u vunë re në minutën e 81 të sfidës mes Monakos dhe Amiensit. Në këtë cast, arbitri I katërt ngriti tabelën e zëvendësimit me numrin 14 me 22. Në këtë pikë, ish sulmuesi I Milanit Bakajoko përshëndeti publikun duke duartrokitur dhe nisi të largohej nga fusha e lojës, përpara se dikush t’I kujtonte se tani ai ka fanelën me numrin 6 dhe jo 14 të cilin ai e ka pasur në aventurën e tij të parë në klubin e Principatës dhe më pas në aventurat me Celsin dhe Milanin.
Pasi kuptoi gabimin, vetë futbollisti shpërtheu në të qeshura përpara se të përshëndeste Keita Balde’, pasi ishte ai që duhej të linte fushën e lojës për t’u zëvendësuar nga Zhan Kevin Ogystën. Video e episodit shumë shpejt filloi të bëjë xhiron e botës në rrjetet sociale duke bërë që edhe vetë lojtarët e Monakos si Sesk Fabregas të qeshnin me spanjollin që nuk e kurseu shakanë me shokun e tij të skuadrës.
‘Vetëm Baka mund të bënte dicka të tillë-komentoi Fabregas në Tëitter-nuk rresht dot së qeshuri. Të kam xhan, vëlla’. Bakajoko iu përgjigj Fabregas me 3 emoji të fytyrave që qeshnin me lot duke vijuar shakanë: ‘Më kthe fanelën time me nr.14 të lutëm-ishte komenti I Bakajoko
Sfidanti.al