Angli, arrestohet tifozi I Mancester Sitit që bëri gjestin racist

Tifozi I Mancester Siti që akuzohet për fyerje dhe kryerjen e gjestit racist ndaj Fred dhe Lingard në derbin e së shtunës me Mancester Junajtid është vënë në pranga. Policia angleze konfirmoi gjithcka teksa theksoi se bëhet fjalë për një burrë 41 vjec. Në minutën e 68 të sfidës në Etihad, Fred u godit nga një objekt që me shumë mundësi ishte një cakmak. Arbitri Tejlor e kuptoi situatën dhe ndërpreu ndeshjen duke kërkuar edhe ndërhyrjen e stjuardëve.

Menjëherë pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Mancester Siti doli me një komunikatë zyrtare ku theksoi se nisi menjëherë bashkëpunimin me autoritetet për identifikimin e fajtorit. ‘Mancester Siti aplikon politikën e tolerancës zero ndaj cdo lloj diskriminimi dhe cilido që do të rezultojë fajtor për abuzime racial, do të përjashtohet përjetë nga stadiumi-theksohet ndër të tjera në komunikatën e Citizens.

Edhe reagimi I të dy trajnerëve ndaj këtij incidenti ishte shumë I fortë. Solskjaer theksoi se shpreson se ai person të mos hyjë më në një stadium, ndërsa Guardiola e përkufizoi episodin si të papranueshëm

Sfidanti.al