Lukaku e Lautaro, a do t’i gjeni golat në Champions ndaj Barçës?!

Xhuzepe Bergomi e mori për darkë, shenjë e vlerësimit maksimal që ka për të. Lautaro Martinez, por edhe Romelu Lukaku, duhet që të lenë sa më shpejt pas mbrëmjen “e thatë” në “San Siro” ndaj Romës, për të pasur një mbrëmje golash, po në Arenën milaneze të martën që vjen. Interi i Antonio Kontes luan ndeshjen e së vërtetës ndaj Barcelons, një duel për jetë a vdekje, pasi italianëve me gjasë do t’u duhet fitorja me patjetër për t’u kualifikuar. Prova pritet në kufijtë e pamundësisë përballë katalanasve yjorë, që u treguan të jashtëzakonshëm ndaj Majorkës në La Liga.

A do të mundet Interi të kualifikohet në Ligën e Kampionëve? Dakord, mund të shënojë në portën e “njeriut-merimangë” Ter Shtegen, por si i bëhet të mbahen pa realizuar të tillë si Mesi, Suarez e Grizman? Një pyetje tepër e vështirë për të marrë përgjigje, edhe pse Konte dhe Interi i tij mund të marrin mësim nga kundërshtari i së shtunës, Roma, që e eleminoi Barçën dy vjet më parë në Champions, po ashtu nga Liverpuli i sezonit të kaluar.

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku janë basti i Kontes, dhe ata duhet të shënojnë golat. “Ndaj Romës nuk ishte rezultati që donim, por të shohim përpara – thotë belgu, – të martën do të kemi një mundësi tjetër”. Po ashtu edhe argjentinasi që thotë “do të vazhdojmë të punojmë, forca Inter”.

Sfidanti.al