Historia mes Andrea Stramacionit dhe Esteglalit përfundoi zyrtarisht teksa palët zgjidhën kontratën mes tyre. Shkak për këtë u bënë pagesat jo të rregullta nga ana e klubit në drejtim të trajnerit Italian dhe stafit t tij. Mesohet se klubi Iranian kishte ‘dribluar’ në mënyrë të parregullt disa sanksione ndërkombëtare që I ishin vënë vendit, ndërkohë që Stramacioni e nisi aventurën e tij te Esteglali në 13 qershor të 2019 kur firmosi edhe një kontratë 2 vjecare.
Ajo te ish trajnerit të Interit në Teheran është një histori që është në kufijtë e të pabesueshmes. Në fillim ishin një sërë premtimesh për merkato e jo vetëm, por që nuk u mbajtën si dhe starti I dobët I sezonit. Por më pas gjërat ndryshuan dhe Esteglali arriti të marrë edhe kryesimin në klasifikim, dicka që kjo skuadër nuk e arrinte prej 6 vitesh. Ishte një përrallë e stilit Leister të Ranierit, fryt I 8 fitoreve radhazi që e bënë Esteglalin skuadrën me sulmin më të mirë të turneut. Pa harruar këtu edhe kualifikimin në fazën e grupeve në Champions League Aziatike, cmimin si trajneri më I Mirë I kontinentit për muajin nëntor për Stramacionin dhe kalimin për në cerekfinale të Kupës së Iranit.
U krijua një gjendje e tillë që e shndërroi Stramacionin në idhullin e tifozëve të skuadrës me këta të fundit që nuk e fshehën irritimin me drejtuesit e klubit për fundin e kësaj historie. Nuk është një rastësi që presidenti dhe I gjithë bordi drejtues I Esteglalit po shkojnë drejt dhënies së dorëheqjes.
Sfidanti.al