Koreanojugori Son cmend Murinjon: Quajeni Sonaldo Nazario

Son Heung Min la një gjurmë të fortë në fitoren e Totenhemit me Bërnlin me rezultatin 5-0 teksa shënoi një gol kryevepër pas një galopimi prejk 78 m duke evituar ndërhyrjen e gjysmës së skuadrës rivale. Ky gol I tij coi në ekstazë edhe trajnerin e Hotspurs, Zhoze Murinjo që e krahasoi me Fenomenin Ronaldo, madje duke bërë një shkrirje të emrave të tyre.

‘Djali im e quan Sonaldo Nazario-tha Murinjo pas përfundimit të ndeshjes-dhe goli që ai shënoi ishte tipik prej Sonaldo Nazario. E vetmja gjë që më vjen në mendje është se kam pasur nderin të shoh golin që shënoi Ronaldo në ndeshjen mes Barcelonës dhe Kompostelës në vitin 1996’.

Sfidanti.al