Antetokumbo, 27 pikë për 25-vjetorin e lindjes dhe Miluoki kryeson!

Trajneri i tij, Dok Rivers, bëri shaka në përfundim të ndeshjes ndaj Klipersave. “Kërkuam në gjithë qytetin një dhuratë për të, por nuk e gjetëm, ndaj vendosëm ta festonim kështu (ditëlindjen)”, – u shpreh ai. Festa ishte në Arenën e Miluokit ku Janis Antetokumbo kremtoi në prani të gati 20 000 tifozëve, 25-vjetorin e lindjes, dhe publiku e bëri mbrëmjen të veçantë. Ata e brohoritën yllin kryesor të ekipit, që është edhe Lojtari më i mirë i NBA-së sezonin e kaluar.

Riversi e la edhe pushim Janisin në duelin ndaj LA Klipersave, në mënyrë që ai të shijonte përgëzimet e tifozëve. Në 26 minuta e 20 sekonda që ishte në parket, Antetokumbo shënoi 27 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 4 asistë. E gjithë skuadra e uroi për ditëlindjen duke luajtur shumë mirë, edhe kur ai nuk ishte në fushë, dhe Miluoki nuk e diskutoi fitoren, duke udhëhequr edhe deri në 41 pikë epërsi. Përfundimi ishte 119-91. Klipersat janë të fortë, rivalë për titull, dhe kanë në përbërje lojtarë si Leonard apo Xhorxh, të cilët këtë herë u mbuluan fort dhe nuk arritën të shkëlqenin. Kjo ishte fitorja e 14-të radhazi për Miluokin, që kryeson në Lindje me 20 fitore e 3 humbje.

Sfidanti.al