Kush 17-vjeçar kushton 170 milionë? Kush tjetër përveçse Fati!

Ende nuk ka një kontratë profesioniste, por sërish është adoleshenti më me kartonin më të shtrenjtë në botën e futbollit. “Fëmija-mrekulli” e Barcelonës, Ansu Fati, mori një vlerësim të ri nga klubi katalanas, pasi iu përmirësuan kushtet financiare të akordit, ndërsa klauzola e transferimit pësoi një rritje të ndjeshme. Ajo ishte 100 milionë euro në qershor, ndërsa tani mbërriti në 170 milionë.

Marrëveshja vlen deri në 2022 me mundësi për t’u shtuar edhe me dy vjet të tjerë, por gjithsesi klauzola e transferimit do të arrijë në 400 milionë në momentin që Fati do të firmosë kontratë profesionale me ekipin e parë të Barcelonës. Për momentin, ai luan me ekipin U21. Me shumë gjasë, ai nuk do të jetë kurrë pjesë e Barcelonës B. Asnjë lojtar i kësaj moshe nuk mund të ketë këto shifra dhe kjo tregon vlerësimin e madh që kanë në “Kamp Nou” për Ansu Fatiun.

Sfidanti.al