Megan Rapino, sërish kundër Trump: Është I cmendur. Do të doja një president të ri

Megan Rapino vazhdon të jetë protagoniste në median sportive edhe pas fitimit të Topit të Artë në Futbollin e femrave për 2019. Kapitenia e përfaqësueses amerikane të futbollit vazhdon të jetë në një ‘luftë’ në distancë me presidentin e vendit të saj, SHBA, Donald Trump

Sipas asaj që publikojet në mediat britanike dhe ato franceze, Rapino nuk u kursye aspak në sulmet ndaj Trump gjatë një interviste për ‘France Football’.

‘Dëshirat e mira për vitin 2020? Të fitoj medaljen e artë olimpike. Asnjë kombëtare nuk ka fituar këtë medalje pas suksesit në botëror-tha Rapinoe-pastaj, shpresoj që SHBA të ketë një president të ri. Ai aktual është thjesh I cmendur. Shpresoj që të jetë një president demokratik që tëe mendojë për të mirën e personave, jo atyre të pasur, por personave të varfër’.

Sfidanti.al