‘Kam vënë një bombë në Monumental-ky ishte mesazhi I një telefonate anonime që lëshoi alarmin për praninë e një lënde plasëse në stadiumin e River Plejtit dhe që bëri që të shpërthejë kaosi në Buenos Aires. Stadiumi dhe e gjithë zona përreth u evakuuan, ndërkohë që specialistët e cmontimit të bombave kërkuan në cdo cep të impiantit, por pa gjetu asnjë bombë dhe në fund gjërat u qetësuan sepse në të vërtetë nuk kishte asnjë bombë.
Sipas asaj që publikohet te ‘Marca’, në fakt bëhej fjalë për një inskenim të ideuar nga një student që donte të evitonte me cdo kusht një provim. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, burime pranë Ministrisë së Brendshme në Argjentinë, shpjegojnë se inspektimet e agjentëve të policisë u bënë pas një hetimi për të kuptuar se nga u bë telefonata anonime dhe shumë shpejt u gjet edhe fajtori; një djalë I një shkolle në Buenos Aires që ishte e qartë që nuk kishte studiuar, më pas gjithcka u konfirmua nga vetë Ministria.
Ishte kjo një ‘bëmë’ që nuk shkaktoi asnjë dëm, por që me shumë mundësi do t’I kushtojë shtrenjtë studentit që ndoshta herën tjetër do të impenjohet për të studiuar më shumë.
Sfidanti.al